Në morinë e kritikave ndaj Emergjencave Civile, shumë zëra nga opozita u foksuan edhe në përgatitjen e e forcave tona ushtarake, zjarrfikësve apo policisë. Vetë kryedemokrati Basha që në ditën e parë të tërmetit kritikoi Policinë si të paaftë dhe të ngadaltë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

 

Ndërsa kulmi, (me aq sa lejon situata të akuzosh), ishte fakti se Presidenti Ilir Meta dekoroi dhe puthi qenin e zjarrfikësve të Kosovës, ndërsa nuk tha asnjë fjalë për zjarrfikësit e Shqipërisë. Pavarësisht ndihmës së vyer nga Kosova dhe shumë vende të tjera, e vërteta është se para mbërritjes së tyre ishin shpëtuar plot 38 qytetarë nën rrënoja nga forcat vendase.

 

Sot në media u publikua historia e Brandit, qeni hero të Policisë Shqiptare, që zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës.

 

Historia e logjistikës dhe mjeteve të Policisë ka qenë gjithmonë nën lupën e kritikëve. Por ekzistenca e Brandit tregoi se as heronjtë me katër putra nuk mungojnë në radhët e Policisë.

 

Por çfarë ka ndodhur me qent e policisë? Vetë qeveria Berisha, përmes Ministrisë së Rendit që drejtohej nga Flamur Noka, i nxori në shitje qentë. Një rast që bëri bujë në Mars të vitit 2013, edhe për vetë përshkrimit qesharak të tenderit.

 

JavaNews.al sjell më poshtë artikujt e kohës si dhe faksimilet e tenderit, ku një qen doli në ankand me minimumi 50 euro. Ndërkohë që kostot për stërvitjen dhe adoptimin e tij në agjent janë tepër të larta për instruktorët…

 

Në vitinb 2013, pak muaj para se PD të linte pushtetin, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, ka njoftuar se nxjerr në shitje edhe gjashtë qen të policisë.

 

Kafshët, të cilat ishin në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë, Tiranë, dolën në shitje më 26 mars, në gjashtë ankande, të distancuara me nga 30 minuta prej njëra-tjetrës.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë, ankandi do të zhvillohej si më poshtë: në orën 9:00 do të nxirreshin në ankand qeni “Tobi”; në 9:30, qeni “Ulica”; në 10.00, qeni “Tina” dhe kështu me radhë, qeni “Rambo”, qeni “Roni” dhe qeni “Blini”. Dy ankandet e para u përkasin qenve “Tobi” dhe “Ulica”, të cilët kanë vlerën më të lartë fillestare të ankandit, 30 mijë lekë. Ndërkohë që qeni “Tina” dhe me radhë, qeni “Rambo”, qeni “Roni” dhe qeni “Blini” do të nxirren në ankand me një vlerë fillestare mjaft më të ulët, 8 mijë lekë.

 

JavaNews sjell dhe dy faksimilet nga Gazeta Shqiptare dhe Shqiptarja.com, që datojnë në Mars 2013.

/A. Rada