Telefonata që i përloti të gjithë! Jam me kancer! Dua të dhuroj siguracionin e jetës për të prekurit nga tërmeti

Mbrëmjen e djeshme ka vazhduar maratona e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, e cila nxjerr në pah humanizmin dhe solidaritetin që kanë shqiptarët, për të qëndruar pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira.

Emisioni i cili filloi në orën 22.30, me imamin Elvis Naçin, dhe gjithë stafin e emisionit mblodhen fonde drejtpërdrejtë nga shqiptarët kudo në botë ashtu siç kanë bërë tre mbrëmje të tjera radhazi.

Por, gjatë emisionit të mbrëmshem, krahas shumë donacioneve që kanë dhënë shqiptarët anë e mbanë botës, një telefonatë nga onkologjiku ka prekur zemrat e të gjithëve.

Një i sëmurë me kancer, nga reparti i Oonkologjikut telefonoi live në emision, ku tha se do të dhuronte fondacionin e jetës, i cili shkonte diku deri në rreth 38 mijë euro.

Ai tha se ishte në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht nuk ka shpresë për jetën, por deklaroi se siguracionin e jetës do e japë si donacion për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Jam pacient i Onkologjikut. Zoti nuk e deshi që unë ta vazhdoj jetën, ose ndoshta do jem më mirë atje ku do shkoj. Kam një siguracion jete që e kam firmosur sot. Të më falni për pjesën e të folurit, dhe shkon diku rreth 38 mijë euro. Dua tua jap atyre që kanë mundësi të jetojnë.” -tha telefonuesi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...