“E dashura e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama vdiq me gjithë familjen e saj në tërmetin që goditi Shqipërinë. Vajza quhej Kristi Reci dhe ishte 24 vjeç. Prej disa vitesh ai ishte me Gregor, djalin e kryeministrit”. Kështu shkruajnë mediat Italiane ditën e sotme për 24-vjeçaren e cila humbi jetën nën rrënojat e një godine në Durrës.

 

Ndërkohë ditën e sotme ka qenë edhe vetë djali I kryeministrit Rama I cili duke shprehur ngushëllimet për viktimat e tragjedisë nga tërmeti, ka rrëfyer në rrjetet sociale se një e afërme e tij gjithashtu ka vdekur.

 

Trupat e nënës dhe vëllait të Kristit u nxorrën mbrëmjen e së Mërkurës nga rrënojat e një pallati në Durrës. Kufomat e vajzës dhe babait të saj ishin gjetur të martën në të njëjtat rrënoja.

 

“Midis viktimave të shumta të kësaj fatkeqësie është edhe një person afër meje, së bashku me vëllain e tij, nënën dhe babanë”, shkruante Gregu. Janë 30 viktima të konfirmuara të tërmetit që natën midis të hënës dhe të martën shkaktuan që tre ndërtesa të shemben në Thumanë, rreth 40 kilometra në veri të Tiranës, dhe dy hotele në Durrës.

 

Ndërkohë vetë Edi ama në një intervistë të pak minutave më parë, është pyetur për këtë rast ndërsa nuk i ka mbajtur lotët duke e lënnë gazetarin të papërgatitur pasi është larguar. Ai tha se ndodhej në një pozicion të vështirë pasi për të të gjithë ata që ishin prekur nga tragjedia ishin njësoj dhe pas kësaj, në mes të fjalisë është përlotur dhe është larguar papritur duke e lënë gazetarin në një situatë të papërgatitur.