Sot shqiponjës iu ndal fluturimi, nëntori i festave u kthye në lot!

Sot, çdo shqiptar është ndjerë i pafuqishëm, përballë tragjedisë që ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Lot, dhimbje, e ankth janë ato që po shoqërojnë qytetarët anembanë trevave shqiptare, derisa të gjithë kanë drejtuar duart nga Zoti duke u lutur për ata që u mbuluan nga gërmadhat, familjarët e tyre e për fatin e të dhjetëra të tjerëve,

Deri më tani janë shënuar 20 viktima ndërsa po vijon kërkimi edhe rreth 15 të tjerëve, e në mesin e të vdekurve është edhe një kosovar nga Gjilani, ndërsa trupi i vëllait të tij ende s’është nxjerrë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, muaji i cili zgjon atdhedashuri, sakrificë e festë, u kthye në lot, por bashkoi si kurrë më parë shqiptarët.

Me Shqipërinë sot është edhe e gjithë Kosova, ndërsa në shumë qytete të vendit tonë, qytetarët po shpërndajnë pako ushqimore, veshmbathje e kanë dhuruar edhe mjete financiare.

Kujtojmë që FSK, Njësia Speciale, mjekë, zjarrfikës e infermierë tashmë janë duke qëndruar në Shqipëri, me misionin e tyre të shenjtë, në shpëtim të motrave e vëllezërve shqiptar.

Ndryshe, ndonëse u organizuan shumë aktivitete për ta pritur Festën e Flamurit, të gjitha këto evente janë ndaluar. Ndërsa nesër Kosova ka shpallur ditë zie.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...