Janë dërguar në morgun e spitalit të Lezhës tre personat, të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit fatal që goditi vendin mëngjesin e sotëm.

Rapotohet se është identifikuar vetëm njëra prej viktimave, Bukurie Leka, 70-vjeç.

Dy viktimat e tjera janë rreth 25 dhe 60-vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende, pasi në spital nuk është paraqitur asnjë familjarë.