Flamurët kuq e zi “pushtojnë” rrugët e New York-ut, pak ditë para Ditës së Pavarësisë

Shqipëria do të festojë në 28 nëntor 107-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Teksa jemi në prag të kësaj feste kombëtare, një emigrant shqiptar që jeton në New York të SHBA-së, ka dërguar një video, ku shihet se edhe atje nuk mungon ‘atmosfera kuq e zi’.

Videoja e dërguar nga shqiptari është bërë në një rrugë në ishullin Staten Island në New York ditën e sotme, ndërsa vihet re prania e flamujve kuq e zi, që kanë stolisur rrugën.
Për çdo flamur shqiptar, ka edhe një flamur amerikan pak metra më tutje.

Ende nuk dihet se kush e ka mundësuar vendosjen e flamurëve shqiptarë në shtyllat e kësaj rruge në New York, por atmosfera ngjan vërtetë bukur.

Kujtojmë këtu që në SHBA jeton një numër emigrantësh shqiptarë, që përllogaritet në mbi 200 mijë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...