Pak javë më parë, Gjykata e New Jersey-t në SHBA dënoi me 4 muaj burg 61-vjeçarin, William Argeros, i cili pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012.

Mediat e huaja theksuan se avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij dëshironte një foto me Obamën.

Lidhur me këtë çështje të shumëpërfolur, ka reaguar edhe gazetarja e njohur e Fox News, Sara A. Carter.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Carter thekson se Rama pagoi 80 mijë dollarë për të realizuar një foto me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, përmes një shtetasi amerikan, i cili tashmë ndodhet në burg.

Dhe pyetja që gazetarja shtron është e drejtë: Pse Rama dhe Obama nuk janë në burg?

Ajo shkruan:

Skandali, për të cilin demokratët nuk duan të flitet në media. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagoi 80 mijë dollarë për të realizuar këtë foto me Barack Obamën, përmes një qytetari amerikan që tani është në burg.

Pyetje: Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg?