Ndodh dhe kjo… Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Sipas policisë lokale 54-vjeçari S. B., 54 vjeç, i dënuar më parë për “Mashtrim” dhe 51-vjeçarja M. D janë vënë në pranga. Pasi kishin bërë vjedhjen ata po udhëtonin drejt Tiranës.

Në automjetin e tyre policia ka gjetur 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular. Për dy të arrestuarit rrëndon akuza e vjedhjes.