Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria, flet djali shkodran: Kemi mbetur aq pak, sa s’po bëhemi dot as për kalçeto

Largimi masiv i të rinjve shqiptarë drejt vendeve perëndimore europiane, është kthyer në një plagë të madhe në shoqërinë tonë.

Të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike, papunësia, varfëria, korrupsioni dhe pagat e ulëta, mijëra shqiptarë braktisin vendin çdo muaj, me shpresën se do të kenë një jetë më të mirë se “ferri” i këtushëm, ku nuk panë dritë në fund të tunelit.

Por çfarë ka shkaktuar ky fenomen në shoqëri?

Një i ri nga Shkodra tregoi se në zonën ku ai jeton kanë mbetur aq pak të rinj, sa s’po bëhen dot për të luajtur futboll në kalçeto.

“Kemi mbetur aq pak, sa s’po bëhemi dot as për “kalçeto”, deklaroi i riu gjatë takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në qytetin e Shkodrës, në vijim të turit “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...