Bushati vendos me shpatulla mbas murit Ramën…

Opozita thotë se do të ketë shumë shpejt zgjedhje parlamentare dhe lokale. Kurse kryeministri Edi Rama thotë se PS po riorganizohet për zgjedhjet e vitit 2021.

 

Madje ai u ankua për censurë, kur tha se zgjedhjet në PS nuk përbëjnë lajm për median.

 

Por në gjendje fushate duken edhe brenda Partisë Socialiste. Kritiku më i zëshëm i momentit ndaj Edi Ramës duket ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Paradite ai kundërshtoi një rezolutë të PS-së, të njohur edhe si rezoluta e rrezikut rus.

 

Kurse pasdite, duke folur për A2 CNN, Bushati tha se modeli i PS dështoi në Shkodër. Sipas tij, krimi në Shkodër është me influencë politike.

 

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Unë personalisht kam kërkuar ndjesë opinionit publik. Mendoj që nuk është kurrë vonë që një gjë e tillë të kërkohet në mënyrë zyrtare dhe nga PS. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit, po mendoj që në Shkodër ka dështuar modeli ynë,” tha Bushati.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...