Vërtetohet me fakte: Ja si e përdor Lulzim Basha PD-në për gjoba ndaj biznesit dhe interesat e tij korruptive

Ndaj kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha ka pasur shpesh akuza për një pasuri të tij të shpejtë dhe të dyshimtë.

 

Ka patur akuza të forta për korrupsion gjatë kohës së që drejtonte Ministrinë e Transporteve dhe më pas kur ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

 

Të shumta kanë qenë ato, jo vetëm nga kundërshtarët poltik por dhe brenda Partisë Demokratike. Më tej ai është akuzuar si një person që nuk mban fjalën, por që partinë e përdor për interesa të tij krejtësisht klienteliste dhe korruptive.

 

Të shpeshta kanë qenë akuzat se dhe se biznesi ka patur probleme. Është sulmuar në mënyrë të padrejtë, thjesht dhe vetëm për interesa të tij personale.

 

Akuzat ndaj Lulzim Bashës nuk kanë shterur kurrë, por sot është faktuar dhe ajo më e pabesueshmja, që Lulzim Basha është zgjedhur kryetar i PD-së dhe e ka përdorur Partinë Demokratike, që sot e ka kthyer në Republikë të Re për të vendosur “gjoba” ndaj biznesit, dhe interesat e tij korruptive dhe për të mbushur xhepat e klientelës së tij.

 

Janë të paktën dy raste tashmë, të verefikuara sesi Lulzim Basha e ka përdorur PD-në për interesa personale.

 

Së pari është rasti i Rrugës së Kombit ku disa dhjetra djem të Kukësit u arrestuan pas protestave për vendosjen e trarit dhe tarifës në këtë rrugë. Ku investitori ishte privat dhe premtonte disa qindra milion euro investime, pasi rruga nuk ishte përfunduar. Një rrugë e nisur nga Lulzim Basha dhe e lënë rrugës.

 

Por çfarë ndodhi? Djemtë e Kukësit pas protestës u futën në burg, Luli gjoja doli në krah të tyre, por disa ditë më vonë, firma e cila ka me koncension Rrugën e Kombit e cila është e gjitha në të drejtën e saj, strehoi në ambjentet e godinës se rë që sapo e kishte privatiszuar, biznesin e kunatit të Lulzim Bashës.

 

LandMark Comunications, ndryshoi adresë, shkoi tek Sheratoni dhe që atëherë askush nuk tha më asnjë fjalë në PD. As Luli vetë për Rrugën e Kombit, përveç se faktit se do anullojë koncensionin kur të vij në pushtet. Në qoftëse do mund të vijë ndonjëherë. Por kjo nuk ishte asgjë me atë që ka ndodhur tashmë.

 

CNA.al verefikoi ndisa të dhëna. Partia Demokratike kishte qenë mjaft e ashpër ndaj Agron Papulit, një biznesmen dhe mik i afërt i kryeministrit Rama, dikur me shtëpi të përbashkëta në Dardhë të Korcës, miq të vjetër me njohje dhe lidhje të forta familjare.

 

Por nga njeri shumë i akuzuar, biznesmen oligark që kish fituar 20 milion euro nga interesat klienteliste dhe korruptive me Edi Ramën, u harrua dhe nuk u përmend më. I fundit që e ka përmendur është Flamur Noka në një konferencë për shtyp, mbajtur në gusht të vitit të kaluar. Nga ajo ditë nuk u dëgjua më asgjë.

 

Sot CNA.al, publikoi disa dokumenta dhe fakte duke e pyetur publikusht Lulzim Bashën se çfarë e lidhte atë me Agron Papulin dhe pse ai nuk fliste me për të. Gjithashtu e pyetëm publikisht edhe për dy vilat të ndodhura në Long Hill, rezidencë e ndërtuar nga ky i fundit, një zonë që shpesh frekuenton dhe kryeministri Rama.

 

Asnjë përgjigje!

Më pas, sot në orët e pasdites, makina e tij, pra e Lulzim Bashës u fotografua duke hyrë në “Long Hill” dhe mediat raportuan se tashmë Lulzim Basha e ka braktisur apartamentin e tij dhe ka shkuar në një zonë rezidenciale, në “Long Hill”. Atje ai ka siguruar vilën e tij. Për më tepër janë dy. Një e tij dhe një e familjarëve të tij pranë.

 

Pra ashtu si në rastin e mësipërm, Lulzim Basha ka përdoru foltoren e PD-së, Partinë Demokratike dhe logon e saj për ta sulmuar biznesmenin Agron Papuli dhe më pas për të shkuar për blerë vilën atje. Ashtu sikundër veproi me kunatin e tij. Sulmoi koncensionarin e Rrugës së Kombit dhe stehoi bizneset e kunatit atje, pikërisht tek koncensionari i Rrugës së Kombit.

 

Pra ky është Lulzim Basha i vërtetë dhe ky është skandali më i padëgjuar ndonjherë në Shqipëri që përdoret partia, për ti gjobitur biznesin, për ti ushtruar shantazh të hapur dhe Luli është i provuar të paktën me dy fakte konkrete, ai ka ushtruar shantazh të hapur, apo minimalisht ka përfituar hapur nga qenia e tij si kryetar i PD-së duke vërsulur me akuza ndaj bizneseve dhe më pas duke heshtur sapo ka marrë benefitet.

(CNA.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...