Bashkësia katolike e Qytetit të Veriut sonte kremton natën e festës së Pajtores së vet qiellore, Zojës së Shkodrës, siç e quajnë besimtarët e këtij qyteti Zojën e Këshillit të Mirë. Me këtë rast, kujtojmë një poezi të Luigj Gurakuqit, duke ia rikthyer disa nga vargjet e mohuara, kushtuar pikërisht Zojës së Shkodrës.

 

Bashkësia katolike e Qytetit të Veriut sonte kremton natën e festës së Pajtores së vet qiellore, Zojës së Shkodrës, siç e quajnë besimtarët e këtij qyteti Zojën e Këshillit të Mirë. Festa tradicionale e Zojës së Shkodrës, që bie të hënën e parë pas së dielës së tretë të tetorit, kremtohet me Meshë të Shenjta, me lutje të ndryshme të përshpirtshme, procesione e nisma të tjera fetare e kulturore.

 

Zgjodhëm për këtë natë të lume, poezinë kushtuar Zojës së Shkodrës, përgjigje që i jep Luigj Gurakuqi poezisë së mirënjohur të Filip Shirokës Shko dallëndyshë. Me titullin Geg Postrippe Nji mik nga Shkodra, u shkrua më 7 korrik 1898.

 

Kaloi, gojë më gojë, duke i ruajtur edhe strofat e fundit që, gjatë diktaturës, u shlyen nga të gjitha tekstet. Po populli nuk i harroi dhe vijoi tua transmetonte breznive të reja, me nota folklorike.

 

 

Video: Terenc Pepa / StarPlusTv