“Dielli do të lindë sërish”/ Shehi i përvishet Ramës: Ka lindur edhe kur u pushtua Shqipëria, edhe në kohën e Enverit

“Si tua shpjegoj unë francezëve që Shqipëria është vendi i dytë i dytë për azilantë, ndërkohë që ne u kemi liberalizuar vizat”.

Kështu deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, teksa komentoi qëndrimin e tij për çeljen e negociateve të Shqipërisë me BE-në, duke vijuar të mbajë të njëjtin qëndrim kundër, ashtu si vitin e kaluar.

Lidhur me këtë deklaratë të Macron, ka reaguar edhe ish-deputeti i opozitës, Dashamir Shehi.

Në një intervistë në RTV Ora, Shehi u shpreh se këto politika të brendshme të vendin tonë janë bërë pengesë kryesore për integrimin dhe jo politika e BE-së për zgjerimin, siç pretendon qeveria.

Ish-deputeti komentoi edhe deklaratën e Ramës, i cili la të nënkuptohej se çfarë do që të ndodhë më 18 qershor, dielli do të lind sërish të nesërmen.

Sipas Shehut, dielli ka lindur edhe kur Shqipëria u pushtua, gjithashtu edhe në kohën e Enverit.

Ai u shpreh:

Nuk ka faj, ky është një shtet që po i ikin shtetasit e vet sepse kaq keq jetohet këtu. Po të ishte për çështje zgjerimi do të na kishin futur 100 herë se si të ishim brenda, si jashtë, për zgjerimin europian ne jemi një hiç, një kokërr shumë e vogël. Por të futësh brenda njerëz që kanë kaq shumë probleme i vë përpara dyshimeve permanente.

Qeveria është e vetmja që nuk do të paguajë, e vetmja që nuk mban përgjegjësi, e vetmja që thotë dielli do të lindë prapë.Praktikisht është një i marrë që nuk e kupton se në çfarë realiteti jeton. Dielli ka lindur edhe kur është pushtuar Shqipëria, me 8 mars ka lind dielli këtu por u pushtua. Edhe në kohën e Enver Hoxhës lindte dielli. Ky është fare jashtë realitetit.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...