Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Silvio Berluskoni” në qytetin e Kamëz.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Dyshohet se ai duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një shtyllë elektrike në Kamëz.