Nuk pranoi t’u bënte çajin, nusja goditet me sëpatë nga bashkëshorti dhe familja e tij

Një grua ka akuzuar bashkëshortin e saj, kunatin dhe djalin e tij se e kanë torturuar pasi ajo refuzoi t’u bënte çaj.

Gruaja nga Mian Channu, Pakistan tha në stacionin e policisë se ndodhej në banesën e saj kur kunati dhe djali i tij erdhën me sëpatë duke pretenduar se ajo kishte refuzuar t’u bënte çaj.

E dhunuara shto se kunati e goditi me sëpatë në anën e djathtë të hundës duke e plagosur rëndë, ndërsa djali i tij e goditi atë në dorë me një sëpatë tjetër.

Më pas kunati e ka tërhequr zvarrë nga flokët gruan dhe në atë moment ka mbërritur bashkëshorti i saj. Në vend që bashkëshorti t’a shpëtonte ai filloi t’a godiste bashkë me dy agresorët e tjerë.

Kur fqinjët dëgjuan ulërimat e saj hynë brenda në shtëpi dhe e shpëtuan. Gruaja u dërgua në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Mësohet se bashkëshorti i saj edhe nipi janë arrestuar, ndërsa kunati është shpallur në kërkim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...