Detajet e rënda nga jeta e Marsidës, arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe bashkëjetesa me Indritin para divorcit

Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vr.a.sjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç

Martesa me bashkëshortin E.S. përfundoi ligjërisht më 8 Shkurt 2017. Kërkesa për divorc u bë nga burri i Marsidës, i cili argumentonte se mes tyre kishte gr.indje të vazhdueshme.

Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër.

“Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qënë të mira. Më pas kon.fliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shëndrruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërp.rerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person.

Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka h.umbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”. Martesa është një marrëdhënie sociale – juridike që karakterizohet nga ekzistenca e një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke midis bashkëshortëve në interes të familjes dhe të bashkëjetesës së përbashkët.

Për aq kohë sa martesa është e ndërtuar mbi bazën e vullnetit të lirë të dy bashkëshortëve, nuk do të bënte sens

vazhdimi i mëtejshëm i saj kur bashkëshortët, nuk kanë më vullnetin e përbashkët për të qëndruar të lidhur në martesë dhe për më tepër ata kanë humbur komunikimin midis tyre dhe jetojnë të ndarë nga njëri – tjetri dhe e paditura ka filluar një tjetër bashkëjetesë, fakt i pranuar prej saj në gjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit.

Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit Gusht çdo vit.

Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në b.urg në Gjermani, ku vuan dë.nimin për dro.gë.

Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vra.sjes së Haxhollit.

Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kë.rcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie se.ksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përl.eshje me ar.mës mes Dritan Haxhollit dhe policit të bu.rgjeve

Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.

Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi z.jarr menjëherë. Toçi u pl.agos vetëm me një p.lumb kall.ashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me ar.mën e tij të shërbimit duke lënë të vd.ekur në vend Dritan Haxhollin. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...