“Po shoh që mungesa ime nuk ka shkaktuar dëm”, moderatorja e njohur largohet papritur nga Top Channel

Sezoni i ri i “E diell” e gjeti Einxhel Shkirën moderatore të rubrikës “Beauty”, ku garojnë 8 parukierë dhe 8 artistë grimi, ndërkohë që në sezonin e kaluar ajo drejtonte një rubrikë me sfida të ndryshme, me në qendër personazhe të njohur.

Megjithatë puntatën e fundit të “E diell”, Shkira nuk ishte e pranishme në program, gjë që ngriti dyshime për një largim të saj.

E kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel u shpreh se është larguar nga “E diell”, për shkak se “nuk e ka gjetur plotësisht veten në rubrikën Beauty”.

“Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të ‘E diell’ nuk po e gjeja veten në rolin që më ishte caktuar si prezantuese e rubrikës ‘Beauty’. Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe në këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, po ndjeja se po humbja atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon: spontanitetin dhe natyralitetin.

Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që këtë vendim e mora një javë pasi kishte filluar programi, por mesa kam parë, jam e qetë që mungesa ime nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh (qesh).

Por gjithsesi, do të doja të theksoja që shkëputja ime është e lidhur vetëm me synimet e mia personale profesionale. Unë ruaj respektin më të madh për producentin e ‘E diell’, Edi Manushi, i cili besoi tek unë dhe më bëri pjesë të kësaj aventure.”- u shpreh Enxhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...