SHKODËR, HELMOHEN RRETH 20 NXËNËS NË POSTRIBË SHKAK MENDOHET TË JETË USHQIMI FAST FOOD DHE UJI I PJSHËM

Rreth 20 nxënës në shkollën e mesme në Postribë janë shfaqur në spiatlin rajonal të Shkodrës më simptoma të ndryshme të helmimit.

 

Nga sa bëhet me dije dyshohet se arsyeja është konsumimi i ushqimeve në një Fast Food pranë shkollës ku nuk përjashtohet si mundësi edhe uji i pijshëm. Fëmijët e moshave të ndryshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit mbrëmjen e së enjtes me shqetësimet si të vjella marrje mendsh.

 

Në urgjencën e spitalit të Shkodrës dëjnë me dije se gjatë mbrëmjes janë paraqitur nxënësit me shqetësimet e tyre shëndëtësore ku disa prej tyre janë mbajtur nën mbikqyrjen e stafit mjeksor ndërsa pjesa tjetër pasi kanë marrë mjekimin janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

 

Ndërkohë në ambientet e shkollës në Postribë duket se procesi mësimorë vijon normalisht pavarësisht ngjarjes por siç shihet kioska e cila gjendet në oborrin e shkollës ëështë e mbyllur. Nga sa bëhet me dije në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në dijeni edhe instancat përkatëse si Policia, AKU dhe ISHSH të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje si edhe shkaqet e saj.

 

Duhet theksuar fakti se kohët e fudnit në ambientet e urgjencës së spitalit rajonal të SHkodrës janë paraqitur jo pak raste helmimi nga ku shkaku kryesorë është pasiguria e ushqimeve si edhe kushtet higjeno-sanitare në të cilat tregtohen këto produkte.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...