Aktori i njohur i kinemasë turke, madje një prej atyre që njihej si veteran i serialeve, Tarik Unluoglu, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare.

Prej pak kohësh, Unluoglu vuante nga një sëmundje në mushkëri për të cilën po merrte kura, por nuk arriti dot ta fitonte luftën me vdekjen.

Unluoglu, kohët e fundit ishte angazhuar me rolin e Unal Kaplan në serialin “Familja e Madhe”, madje mediat turke raportojnë se edhe gjatë kohës që kishte probleme shëndetësore vazhdonte të ishte pjesë e kastit dhe xhirimeve.

Pasi u përkeqësua, aktori u detyrua të largohej nga seriali, i cili po vijon transmetimin e sezonit të 6-të.

Unluoglu ka luajtur me dhjetëra role në seriale, film e teatër. “Lugina e Ujqërve” mbetet një prej produksioneve të tij më të suksesshme.