‘Im shoq u sulmua me të drejtë’, Rezarta Shkurta tregon se si pas arrestimit të burrit kapi kulmin në biznes

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Soiree ishte e ftuar dhe këngëtarja, Rezarta Shkurta. Mes shumë temash të ndryshme, Rezarta foli për famën dhe biznesin.

Ajo rrëfeu për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, në të cilën ju rrezikua dhe biznesim, por në momentin që Rezarta kishte humbur të gjitha shpresat, fotografja tregon për çudinë që ndodhi.

“Unë kisha vetëm katër muaj biznes në momentin që ndodhi problemi im familjar që tashmë dihet, dhe përveç se sigurisht sulmuan tim shoq me të drejtë, më sulmuan dhe mua. Faktikisht ka qenë e padrejtë sepse njeriu mund të mbajë përgjegjësinë për veprimet e veta dhe unë isha një nënë e re asokohe që kisha hapur një biznes dhe kisha vetëm katër muaj biznes. Filluan “Rezarta pastrim parash me Hera Company”, që edhe nëse do të bëhej pastrim parash nuk kishte ngelur te një studio fotografike.

Së dyti ne kishim realizuar një foto, ishte një fëmijë i vogël me një llullë. Faktikisht nuk ishte një ide origjinale, ne e kishim marrë nga një fotograf i famshëm francez. Gazeta: Rezarta jep shembull të keq për fëmijët dmth reklamon duhanin. Kjo në atë hark kohor kur ishin dhe gjithë ato lajmet e tjera. U bë aq e madhe, unë e përjetova keq sa mendova, tani u mbyll hera Company. Isha e sigurt që Hera Company famimentoi. Ai muaj është mbyllur her dhjetë.

Seriozisht, her dhjetë fitim, kur unë mendova se falimentova, me sinqeritetin më të madh. Mësimi që nxorra, nuk ka reklamë të keqe apo të mirë, mjafton të përmendesh,”- u shpreh Rezarta Shkurta në Soiree.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...