Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat dy reporterë të portaleve online, Aurel Rakipllari i SYRI.net dhe Daniela Grica e gazetës Shekulli pas lajmi të rremë të publikuar dhe që shkakoi panik në popullatë.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë zbardhjen e plotë dhe autorësinë e këtij lajmi, që sipas tyre krijoi panik tek qytetarët.
“Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.
Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët”.