OPERACIONI “BREDULLA” KAP TRE VËLLEZËRIT NGA VAU DEJËSI

Finalizohet operacioni policor i koduar”Brebulla” i ndjekur me metoda speciale të hetimit. Operacioni nga DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve nar kotike.

 

Në pranga tre vëllezër të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë nar kotike. Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Nar kotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona tentonin të kultivonin bimë nar kotike në zonën e Toplanës, janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, ku është regjistruar procedimi penal i vitit 2019, si dhe është hetuar për një peridhë tre mujore, me metodat speciale të hetimit.

 

Në kuadër të këtij procedimi, nga Seksioni për Hetimin e Nar kotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Brebulla”, si rezultat i të cilit u bë ar restimi në flagrancë i shtetasve: – K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, (vëllezër) të tre banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

 

Të ar restuarit e sipërpërmendur, duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve nar kotike  në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit.

 

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve nar kotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...