Adelina Ismaili nuk i mungoi muzikës këtë verë sepse solli një super hit në bashkëpunim me Rina Balajn, një ripërpunim të këngës “Qikat”. Mirëpo në rrjete sociale, kohët e fundit Adelina i kishte munguar fansave.

Këngëtarja ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj, Valin dhe djalin e tyre Uliksin. Çifti ka zgjedhur Greqinë për të pushuar.

Nga pushimet Adelina ka postuar një foto krah bashkëshortit dhe tregon se pranë tij ndihet e lumtur.

“Nuk doja të bija në dashuri, por kur ti buzëqeshe e dija që do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar Adelina.