Vendimi për Tahirin/ Paralajmëron Artan Hoxha

Teksa dje është zhvilluar seanca maratonë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku Prokuroria dha pretencën për ta dënuar me 12 vite burg, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit investigativ të kronikës së zezë, Artan Hoxha.

Me ironi Hoxha shprehet se organi i akuzës nuk ka “zhgënjyer” dhe i ka qëndruar bindjes se ka prova për të shpallur Tahirin fajtor.

Ndërsa thekson se pret me padurim të shohë nëse trupi gjykues gjatë dhënies së vendimit do të ketë apo jo parasysh që seanca po zhvillohet nën monitorimin e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane.

Postimi i plotë:

Deri tani gjithcka brenda parashikimit…

Organi akuzes nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Tre prokurorët e Prokurorise se Krimeve te Renda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kerkuan sot para gjykates denimin me 12 vite burg(8 vite per shkak te gjykimit te shkurtuar) per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si asnje zyrtar tjeter i larte i shtetit shqiptar me akuza shume te renda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon….

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...