Paralajmëron Gazment Bardhi; “Kemi prova për Babanin,do dalin emra të tjerë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me kryebashkiakun e ri socialist, Mark Babanin e Vaut të Dejës. Në një intervistë për A2 CNN, Bardhi tha se i zgjedhuri i Ramës është i dyshuar për akuza që s’kanë të bëjnë me biznesin, por me probleme të rënda penale në të shkuarën.

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi

Po a i ka pasur këtë të dhëna Partia Demokratike para 30 qershorit?

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do t’i kishim para 30 qershorit do t’i kishim bërë publike para 30 qershorit. Ne momentin që kemi vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme që një kandidat për kryetar bashkie dhe është subjekt i ligjit të dekriminalizimit kemi bërë transparencë. Nëse do të kishim përpara 30 qershorit do ti kishim bërë ato publike”, – u shpreh numri dy i PD

Bardhi pranoi se të dhënat për kandidatët e Ramës janë marrë në rrugë jozyrtare, por garantoi se çdo provë ndaj tyre është autentike dhe e siguruar në mënyrë të ligjshme.

Duke u bazuar në të dhënat që ka në verifikim nga selia blu, Bardhi konfirmoi se Babani nuk është rasti i fundit që ka probleme me ligjin penal.

“Zotëria (Mark Babani) nuk është i fundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacioni çdo ditë për kandidatët e PS në bashkitë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katër. Ka indice të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacioneve”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...