Bieta Sulo ja thotë troç Rudina Magjistarit se ajo vetë vishet më bukur

Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, nën drejtimin e Bieta Sulos dhe Rudina Magjistarit, duket se janë përfshirë në një ‘garë’, jo vetëm me detajet në studio. Tashmë Bieta Sulo e ka treguar hapur se ka dhe më shumë stil në veshje.

 

Në një postim në rrjete sociale, Bieta ka ndarë një sondazh të realizuar nga Revista Kozmetike, në të cilin drejtohet pyetja: “Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, filluan transmetimin dje. Cili look ju pëlqen më shumë?”

 

Sipas rezultateve të sondazhit, 37% kanë votuar për Rudina Magjistarin dhe 63% kanë votuar për Bieta Sulon.

 

Menjëherë sapo e ka parë, Bieta ka ndarë këtë sondazh në profilin e saj publik, mbi të cilin shkruan: “Sapo më erdhi ky screenshot… Faleminderit Revista Kozmetike, faleminderit të gjithëve”.

 

Bieta qenka ndjerë mjaft e përkëdhelur nga ky përfundim rezultati dhe nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht!

 

Ditën e djeshme, Rudina thumboi rivalen e saj në “Top Channel” Bieta Sulon e cila në fund të sezonit të shkuar u shpreh se emisioni i saj ishte më i ndjekuri.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...