Historia me avokatin dhe tradhtitë e Robertit, si përfundoi dashuria pasionante! Lidhjet jashtëmartesore dhe paditë në gjykatë

U përfol si një histori e zjarrtë dhe pasionante, me themele të forta. Plot 13 vite, ndarje dhe ribashkime, çifti më i përfolur në showbiz,

Nora Istrefi dhe Robert Berisha i kanë dhënë përfundimisht fund historisë së dashurisë. Arsyeja e vetme që qarkullon në median rozë, për këtë fund të papritur është TRADHTIA. Por, si nisi gjithçka mes këngëtarëve, nga historia e dashurisë dhe deri tek tradhtitë në çift, ndarjet dhe ribashkimet, përfshirë këtu dhe vajzën e jashtëligjshme të Robert Berishës, si u shkatërrua ‘martesa ideale’?!
Featured image of article: Historia me avokatin dhe tradhtitë e Robertit, si përfundoi dashuria pasionante! Lidhjet jashtëmartesore dhe paditë në gjykatë

8 vite të lidhur, derisa vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, Nora Istrefi dhe Robert Berishën i bashkoi dashuria për muzikë. Të njohur gjatë turneve që realizonin nëpër Europë, kupidi i dashurisë shigjetoi dy këngëtarët, që do ta vazhdonin për një kohë të gjatë historinë e tyre të dashurisë, mes ndarjeve dhe ribashkimeve.

Dy këngëtarët u njohën gjatë një koncerti në Gjermani. Çifti në tre-vjetorin e lidhjes kishin menduar të zyrtarizonin historinë e tyre në fejesë, ku edhe shkëmbyen unazat. Pasi kaluan një periudhë të gjatë bashkë dhe shijuan njëri-tjetrin përmes muzikës dhe një bashkëjetese, Nora dhe Roberti vendosin të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Kjo jo pa qëllim, pasi po në këtë vit, këngëtarja bukuroshe mori pjesë në “Dance With Me”, por u detyruar të ndërpresë spektaklin, duke deklaruar që është në pritje të ëmbël. Me 2 shtator të viti 2014, në një dasmë tradicionale me 350 të ftuar, çifti i dashuruar i dhanë fund beqarisë, ndërsa në nëntor të atij viti, Nora Istrefi pohoi live se ishte shtatzënë.

Pas një dasme plot emocione, dhe detajesh romantike, çifti u bekuan në vitin 2015 me një vajzë që do ta quanin Renee. Një baba i përkushtuar, Nora nuk rreshtej së postuari fotot e një dashurie mës babait dhe së bijës.

Por, ndërsa kaluan çdo hap, duke përballuar mirë të gjitha ndryshimet, duket se mes tyre filluan dhe krisjet e para. Tradhti dhe pakënaqësi, shpeshherë Nora dhe Roberti janë përfolur për ndarje me njëri-tjetrin, por që shumë shpejt zërat hidheshin poshtë, dhe çifti shiheshin bashkë.

Nga vajza e jashtëligjshme e Robert Berishës, deri tek tradhtitë në çift, të rënditura më poshtë vijnë disa nga arsyet, që më pas çuan në ndarjen e BUJSHME.

1.Dikur qarkulloi lajmi se këngëtari kishte një vajzë të jashtëligjshme. “Gazeta Express” bën me dije detaje lidhur me vajzën, e cila quhet Arona dhe është e bija e shoqes së ngushtë të Tunës.

Vetë Tuna nuk i ka lënë pas kunjat, edhe kohë më parë kur në një intervistë për “Prive” nxorri në pah edhe faktin se në familjen Berisha ishte një vajzë me emrin Arona.

“Në të njëjtën kohë është edhe mashkulli/ djali i parë në familjen Berisha. Natyrisht që në familjen time ka qenë një emocion pak më i madh, më entuziast sepse ne nipa e mbesa nuk kemi pas, ndryshe nga ata të familjes së Patrisit të cilët i kanë 4 bukuroshe e kanë Naldën, Anikën, Aronën, Renee,”- është shprehur Tuna për “Prive”.

Pikërisht, mikesha e Tunës mendohet të jetë arsyeja e mosfunksionimit të raporteve mes Tunës Norës dhe Robertit. Në rrjetë qarkulluan dhe foto të vajzës me emrin Arona, përqafuar me Robert Berishën. Një fakt ky, që duket se Nora nuk e ka përtypur dot, duke sjellë konflikte të vazhdueshme në familje.

2.Pas vajzës së tradhtisë vjen bomba e radhës, tradhtia e Robertit me një modele shumë të njohur në Prishtinë. Burime për Insajder sollën në dritë fakte të reja lidhur me çiftin më të përfolur në shoëbiz për këto dit. Një tradhti e Robertit me një modele nga Prishtina ka bërë që Nora Istrefi të ngrejë një padi ndaj këngëtarit.

“Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina,”- ka thënë një burim për median “Insajder”.

3.Por, duket se çifti është përfshirë në një vorbull tradhtishë, ku edhe Nora Istrefi nuk mbetet pas. Zërat flisnin për tradhti nga ana e Robertit, por të tjera fakte dolën në dritë.

Burime për veriu.info bënë me dije se prej 1 viti Nora Istrefi kishte një lidhje jashtëmartesore me një avokat të njohur në Kosovë. Kjo lidhje është bërë shkak për t’i dhënë fund martesës disa vjeçare të çiftit të famshëm.

“Prej të paktën një viti Nora është në lidhje jashtëmartesore me njërin prej avokatëve ndër më të njohurit në Kosovë dhe kjo është arsyeja e ndarjes”,– ka rrëfyer një mik i ish- çiftit për gazetën online Veriu.info.

Pikërisht, ishte statusi i papritur nga ana e këngëtarit, Robert Berisha, që nxorri në dritë këto fakte të reja, lidhur me mosfunkionimin e marrëdhënieve në çift. Ai e pranoi publikisht ndarjen dhe statusi i tij në rrjete sociale, u prit me pakënaqësi nga fansat, që madje menduan të bënin dhe një ‘protestë’ për ribashkimin e tyre.

Në një status në rrjetet sociale, Roberti shkruante se martesa e tij me Norën ka marrë fund dhe se i uron asaj gjithë të mirat. Më tej këngëtari shkruante se bashkë kanë shumë kujtime të bukura për 13 vite, dhe se i ka borxh jetën, por tashmë nuk janë më partnerë.

Deklarata e Robert Berishës, që u fshi pak pasi u postua nga vetë këngëtari

Postimi i Robert Berishës.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..

Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet. Permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën.I ëish you all the best,”– shkruan Robert Berisha krahas fotos ku dyshja shihen me të bijën në karrocë.

Ndarja e Robertit dhe e Norës erdhi e papritur, sidomos për adhuruesit e çiftit të famshëm. Por, pas deklaratës së Robert Berishës në rrjete sociale, dhe një postimi të zgjatur ku shpjegonte se mesj tij dhe bukuroshes Istrefi gjithçka kishte marrë fund, në shesh kanë qarkulluar edhe shumë thashetheme. I kontaktuar nga Dosja.al lidhur me thashethemet që po qarkullojnë së fundmi në median rozë, Robert Berisha u shpreh se nuk ishte akoma i gatshëm për të dhënë një intervistë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...