95-VJETORI I LINDJES TË AT ZEF PLLUMIT

Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit i cili dha një kontribut të shquar për kishën françeskane por edhe historinë dhe kulturën shqiptare.

Gjatë fëminisë At Zef Pllumi u bë nxënës i Padër Gjergj Fishtës dhe Padër Anton Harapit duke nisur që aty një formim të fortë moral e shoqëror e duke u kthyer në një prej mendjeve më të ndritura të Shqipërisë.

 

At Zef Pllumi në vitin 1931 hyri në kolegjin françeskan në Shkodër, kolegj në të cilin përveç Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit jepnin mësim edhe emra si Martin Gjoka e Gjon Shllaku ndërsa aty merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër.

 

Kreu maturën në liceun “Illyricum” më 1943. Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi është një nga bashkëpunëtorët e revistës “Hylli i Dritës” dhe po ashtu sekretar personal i Padër Harapit, kur ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri.

 

Padër Zef Pllumi hasi dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare në Kuvendin Françeskan. Ishte koha kur regjimi komunist po bëhej gati të instalohej. At Zef Pllumi ishte 22 vjeç, kur më 14 dhjetor 1946 arrestohet dhe dënohet me tre vjet burg. Në vitin 1958 shugurohet meshtar dhe për 12 vjet shërben si meshtar i Dukagjinitt.

 

Në vitin 1967 arrestohet për të dytën herë dhe për 23 vjet vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme ndërsa gjatë viteve të burgut përveç intelektualëve të shquar njihet edhe me hierarkinë komuniste që po ashtu kishin përfunduar të arrestuar.

 

Lirohet nga burgu në vitin 1989 kur ende regjimi monist nuk kishte rënë plotësisht. Deri në vitin 1997 shërbeu tek Kisha e Shn’Andout në Tiranë ndërkohë që arriti të njihte shenjtoren Nënë Tereza dhe e përcolli në Shkodër.

 

Nga viti 1993 deri në ’97 ribotoi revistën “Hylli i Dritës” ndërsa ka shkuar edhe kryeveprën e tij, trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue” duke rrëfyer aty me një stil të jashtëzakonshëm letrar gjitha vuajtjet dhe shumë ngjarje, histori dhe personazhe të cilat i përjetoi dhe që ia dëshmuan gjatë viteve të burgut duke i lënë kështu brezave një vepër që i shërben jashtëzakonsht shumë për të kaluarën. At Zef Pllumi u nda nga jeta në 25 shtator të 2007-ës në një spital të Romës në Itali.

 

Në vitin 2017 Kuvendi Françeskan në Shkodër botoi për herë të parë disa dorëshkrime të At Zef Pllumit në vëillimin “Dhetë vjet liri” ku një prej tyre është edhe idea e tij për të formuar një parti politike “Bashkimi Fetar”, gjë e cila nuk u lejua dhe element të saj ia vodhi sipas Padër Zefit Partia Demokratike.

 

At Zef Pllumi është dekoruar nga Presidenca me “Urdhërin Nderi i Kombit” ndërsa ka edhe disa çmime letrare për kryeveprën “Rrno vetëm për me tregue”. Sot në 95-vejtorin e tij të lindjes nuk është zhvilluar asnjë aktvitet për ta përkujtuar nga asnjë prej institucioneve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...