Disa kohë më parë u bë virale një faturë e një restoranti që fileton e vicit e shiste 25 mijë lekë në Sarandë, por me sa duket paska edhe më keq se aq.

 

Bëhet fjalë për Mykonos, një prej ishujve më të shtrenjtë të Greqisë dhe ai që e ka ‘pësuar’ ka qenë Richard John Hutton, një boksier i njohur anglezh, i cili ka paguar një faturë prej gati 2 mijë euro për një drekë. Një ujë mineral kushtonte 16 euro dhe buka 14 euro dhe bifteku kushtonte 920 euro.

 

Kur u erdhi llogaria, ai nuk po e besonte atë që po shihte dhe kështu e fotografoi. Fotografia u postua në llogarinë e tij në ‘Instagram’. Ai komentoi në foto se u zgjua të nesërmen në mëngjes duke qarë për faturën që pagoi. “U zgjova në mëngjes në një pellg lotësh”, shkruan ai në ‘Instagram’.