Të premten nis shitja e biletave për ndeshjen Vllaznia- Laçi

Sfida e parë e kampionatit, ajo Vllaznia- Laçi, do të luhet të shtunën pasdite në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në kampin shkodran janë duke marrë të gjitha masat për organizimin e kësaj ndeshje hapëse të kampionatit, duke shpresuar në nisjen me fitore të tij. Nga ana tjetër, prej paradites të së premtes, do të nisë edhe shitja e biletave për këtë takim.

Që prej orës 10.00 dhe deri në orën 19.00 të kësaj dite dhe po ashtu edhe të shtunën nga ora 10.00 deri në 16.00 sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura për tifozët shkodranë që duan të sigurojnë një biletë për këtë takim. KF Vllaznia bën të ditur se çmimet e biletave për këtë sfidë do jenë si më poshtë:

Tribuna D 300 lekë
Tribuna A,B 500 lekë

Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë të jenë pranë skuadrës së Vllaznisë në këtë ndeshje të parë të kampionatit, për ta mbështetur atë drejt fitores.
© vllaznia.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...