Lufta për audiencë, Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari…

Emisionet e pasdites janë tanimë prej vitesh ndër emisionet më të ndjekura ku trajtohen një shumëllojshmëri temash, showbiz e lifestyle. Lufta për audiencë nuk i ka lënë pa prekur edhe dy emisionet “Rudina” dhe “Ftesë në 5” të cilat transmetohen në të njëjtin orar.

 

Ndonëse deri tani nuk ka shifra zyrtare se cili emision është më i ndjekur, Bieta Sulo në një intervistë për “Revista Class” është shprehur se emisioni i saj ka arritur 10 milionë shikime në Youtube dhe sipas saj është më i ndjekuri.

 

“Modestisht mund të them se ora 5 e pasdites në Top Channel, konfirmohet që ka ecur shumë mirë në shikueshmëri, konfirmuar edhe nga shikueshmëria në Youtube. “Ftesë në 5” është emisioni më i ndjekur i këtij orari. Me këto rezultate ishte mëse e natyrshme vazhdimësia ime si autore dhe moderatore edhe për shtatorin që vjen, çka bëhet një garanci më tepër për stabilitetin dhe suksesin e televizionit edhe në këtë orar.

 

Në një realitet mediatik, ku audiencë-matësit janë të pabesueshëm nga të gjitha palët (emisionet investigative e kanë dëshmuar herë pas here mungesën teknike-logjistike të tyre për ta kryer funksionin), platforma Youtube bëhet arbitri më ekzakt në këtë drejtim. Deri në mbyllje të sezonit televiziv, mesi i korrikut, “Ftesë në 5” kishte një shikueshmëri në shifrën 10 milionë, duke qenë kështu emisioni i parë i orës 5 dhe me një diferencë të theksuar nga vendi i dytë”, është shprehur Bieta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...