Qytetet Ku Temperaturat Do Rriten Deri Mbi 40 Gradë – Rikthehen Ditët Vullkanike

Ndonëse korriku deri tani ishte një muaj relativisht i freskët, 10 ditëshi i fundit i tij pritet të përfshihet nga temperatura ektremisht të larta. Një valë e re të nxehti do të përfshijë gjithë territorin e vendit ku temperaturat pritet që të kalojnë edhe mbi 40 gradë. Sipas të dhënave meteorologjike të Meteo.al, të cilit i referohet AgroWeb.org pritet që javën e fundit të korrikut, temperaturat të rriten deri edhenë 41 gradë.

 

Gjithashtu, sipas të dhënave vala e të nxehtit do të përfshijë edhe ultësirën perëndimore, me qytetet e Shkodrës dhe Lezhës, e gjithashtu gjithë vijën e bregdetit të jugut. Temperaturat e larta do të përfshijnë edhe qarkun e Beratit, përkatësisht me qytetet e Kuçovës si dhe Urën Vajgurore.

 

Luhatjet e Motit
Ndonëse kjo do të jetë periudha më e nxehtë për muajin korrik, pritet që pas kësaj vale të nxehti temperaturat të pësojnë një ulje të lehtë. Por relativisht edhe muaji gusht pritet të krakaterizohet nga temperatuat e larta dhe moti i nxehtë. Edhe Meteoalb, në një njoftim të tij sot bën me dije se temperaturat kanë nisur të rriten dhe pritet që të arrijnë në nivelet 38-39 gradë duke u intensifikuar në ditët në vijim.

 

Drobitja nga Vapa dhe Trajtimet E Domosdoshme
Nëse vini re shenja të drobitjes nga vapa ose goditjes nga dielli duhet të merrni menjëherë hapat e mëposhtëm: Zhvendosuni menjëherë në hije; Mos qëndroni më në diell; Ndizni kondicionerin ose freskuese; Lajeni trupin me ujë të vakët; Pini ujë ose lëngje të tjera. Në raste ekstreme mund të përdorni kompresa akulli në zonën e qafës, sqetullave dhe ijëve.

 

Me rritjen e temperaturave është e rëndësishme që njeriu të parandalojë problemet që vijnë prej tyre. Mbajeni trupin të freskët nëpërmjet këtyre strategjive të listuara më poshtë nga AgroWeb.org: Qëndroni në ambiente të brendshme gjatë pikut të vapës; Kur jeni në ambiente të jashtme, mundohuni të qëndroni në hije;

 

Pini 2-4 gota me ujë tepër çdo orë kur jeni të ekspozuar ndaj vapës; Vishni rroba të lehta prej pambuku; Lahuni me ujë të vakët; Mbani kapele; Shmangni pije dehidratuese me alkol dhe kafeinë; Kaloni një pjesë të ditës në një ambient me ajër të kondicionuar./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...