Edi Rama ka rikujtuar dhe njëherë natën e 17 majit 2017, natë të cilin përmbylli një marrëveshje me kryeopozitarin Lulzim Basha. Ai e quajti Bashën Zhuljeta që rrinte në ballkon dhe i kërkonte që të hidhej, nëse nuk bënin marrëveshje.

Por teksa Rama kujtonte këtë moment një qytetare nga salla i tha ta linte të hidhej.

Pjesë nga biseda

Rama: Janë dorëzuar të gjithë, Europa dhe Amerikanët, na thanë ‘vutuni vetë në zgjehdje se me këta s’merresh vesh’.

Zhuljeta më rrinte atje në ballkon, ‘do hidhem’, ‘do hidhem’.

Gruaja: Po e lije të hidhej

Rama: Po s’e lija unë dot të hidhej. Nuk i thashë hidhu pra, nuk e pranoja dot të hidhej. Dhe atje lart u përqafuam në çarçafë lart atje, në katin e tretë te Kuvendi. Dhe pastaj bëmë marrëveshjen, mirë e bukur mori gjysmën e qeverisë që të pranonte zgjedhjet.

Por tani janë bërë më keq sese atëherë s’kishin djegur mandatet. Tani kanë djegur dhe mandatet dhe çdo kinez që takojnë bëjnë ‘oboobo krimi, droga, droga.