Soni Malaj nuk ka pasur një mbrëmje si gjithë të tjerat dhe këtë e ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’. Ajo ka marrë një surprizë shumë të bukur në mesnatë dhe emocionin e ka ndarë me të gjithë. Një tufë lule mund të kthehet në detajin që bën diferencën dhe për Sonin kështu ka ndodhur.

Në videon e publikuar këngëtarja ka shkruar: “Lulet e mesnatës”, duke shpjeguar kështu edhe kohën kur ka marrë surprizën. Megjithëse nuk e ka treguar se kush ja ka dhuruar buqetën, duket qartë që ky detaj e ka gëzuar pa masë.