Ashpërsohet ligji për duhanin/ Manastirliu: Do bazohemi në direktivat e BE

Ministrja e shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ka folur sot, në ditën botërore kundër duhanit, lidhur me ashpërsimin e ligjit për konsumin e cigares në ambiente publike dhe ambiente të mbyllura.

Manastirliu sqaroi se ashpërsimi i ligjit lidhet me direktivat nga Bashkimi Europian edhe për ato substanca që ligji ekzistues nuk i parashikon.

“Nuk përfundon këtu lufta kundër duhanit, ka qenë një punë voluminoze jo vetëm në kuadër të ngritjes së taskforcës pasi nuk mjafton vetëm kjo masë. Do të ketë ashpërsim të masave për pirjen e duhanit në ambiente publike. Ndryshimet e reja ligjore vijnë në kuadër të direktivave të BE, për ato produkte që ligji ekzistuaes nuk i parashikon. Do të vendosen gjoba edhe për konsumin e “shisha” dhe përdorimit të cigares elektronike në ambientet e mbyllura. Vijon të jetë problem konsumi i duhanit nga femrat.” tha ndër të tjera Manastirliu./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...