4 metodat natyrale kundër zbokthit

Nuk ka asgjë më bezdisëse sasa zbokthi mbi shpatulla. Mund të jeni të kuruar deri në detaj dhe “pluhuri i bardhë” mbi sup ua prish magjinë. Nëse deri më tani asnjë metodë nuk ju ka shpëtuar nga zbokthi, mos u shqetësoni, ndoshta keni provuar ato të gabuarat. Living do të ndajë me ju sekretin e 4 metodave natyrale kundër zbothit.
Vaji i kokosit
Një nga vajrat më të njohur kundër zbokthit është ai i kokosit. Dermatologët rekomandojnë masazhimin e skalpit të kokës me një sasi të vogël vaj kokosi. Pas masazhit flokët duhen lënë të vajosur për rreth 15-20 minuta e më pas mund t’i shpëlani normalisht.
Uthulla e mollës

Në sajë të pH të lartë, uthulla e mollës e bën lëkurën e kokës të papërshtatshme për rritjen e parazitëve apo majasë kushte të cila ndihmojnë zbokthin. Ndryshe nga vaji i kokosit, ju nuk duhet ta lyeni koken direkt me uthull, por duhet ta holloni gjysmë për gjysmë me ujë. Aplikoni përzierjen në lëkurë e mbajeni për të paktën 15 minuta.

Aspirinë
Ashtu si shumë produkte të tjera anti-zbokth dhe aspirina përmban acid salicilik, i cili ndihmon në eleminimin e zbokthit. Ajo që duhet të bëni është të shtypni disa aspirina e t’i përzieni me ujë derisa të formohet një pastë. Aplikojeni në rrënjët e flokëve dhe te jeni të sigurtë që do të funksionojë.
Vaji i pemës së çajit (Tea tree oil)
Disa pika nga ky vaj në shampon tuaj do të bëjë mrekulli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...