Një video ka qarkulluar disa ditë më parë në rrjetet sociale ku dy të rinj shihen duke u bërë foto banesave në Itali, video e cila ngjalli shumë reagime. Kjo pasi të rinjtë akuzohen si hajdutë.
Një nga shqiptarët që shfaqet në video, ka reaguar përmes një komenti në “Facebook” ku thotë se ai po e siguron jetesën duke punuar në mënyrë të ndershme në ndërtim. Madje ka publikuar foto nga ambienti i punës.
Përmes ironisë, ai thotë se i falenderon shqiptarët për dashamirësinë e tyre të treguar nëpër komente.

“Flm për të gjithë shqiptarët se e shoh se sa të dashur jemi si komb sa kurr se kemi dashur njëri tjetrin unë jam personi në fjal dhe kjo vidjo u bë nga një pipino që mendoi se jemi hajduta ndërsa ne se dimë ca ore vim në shtëpi nga puna flm për të gjith ata patriot që shajn se ne shiptarët vdesim për dallavere këtë punë bëj ktu në Itali, të ndershme dhe të pastër flm të gjithëve”, shkruan shqiptari i quajtur Besmir.

Në videon në fjalë, dy të rinj shihen duke u bërë foto banesave eksa shëtisin nëpër qytet, kur një Italian i ndalon dhe I pyet se përse po e bëjnë këtë gjë.
Shqiptarët me një italishte aspak të mirë, përgjigjen se po shëtisin për qejf.