Si ndodhi aksidenti tragjik me 3 viktima, do festonin ditëlindjen

Bilanci i aksidentit të regjistruar mbrëmjen e së martës në dalje të Kavajës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, është rënduar gjatë orëve të natës.

Pas nënës së dy fëmijëve, që u përplasën të tre nga një automjet që lëvizte me shpejtësi teksa po kalonin rrugën, si dhe një prej të rinjve që po udhëtonin me mjetin e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital edhe drejtuesi 24-vjeçar i tij, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Viktimat janë identifikuar si Vilson Cara, drejtuesi, Gentjan Belba, 23 vjeç, dhe Lumturi Demrozi, 46 vjeç.

WhatsApp-Image-2019-05-15-at-08.49.43
<►>

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se makina humbi kontrollin dhe ishte ngjitur në trotuar, duke përplasur gruan, vajzën e saj dhe një person të tretë, që fillimisht u mendua të ishte vajza tjetër e viktimës.

Mësohet se dy të rinjtë ishin nisur për të festuar ditëlindjen e Vilson Carës, i cili sot do të mbushte 24 vjeç.

Sa i përket fëmijës së viktimës, vajza 21-vjeçare ndodhet ende në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për personin e tretë, burime nga Policia e Kavajës thonë se nuk ka pasur lëndime./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...