Baby G dështon duke dashur të sfidojë Ramën/ Gafa e madhe

Protestat e opozitës të cilat vijojnë prej muajsh në vend duket se kanë prekur edhe reperen Baby G.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, këngëtarja me nota humori ka dashur të sfidojë kryeministrin Rama.

Ajo që ka ndodhur nuk ishte krejt argëtuese, pasi këngëtarja ka bërë një gafë.

“Mendoj se do të bëhem gruaja e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Siç kuptohet këngëtarja nuk paska dijeni se Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe jo president,ndërkohë që shprehu dëshirën për t’i “zënë” vendin.

Këtë detaj e kanë kapur menjëherë edhe fansat e saj të cilët nuk kanë hezituar ta kritikojnë.

Mirëpo, ndonëse ka kaluar kohë nga postimi, reperja nuk ka marrë mundimin të bëjë korrigjimin e nevojshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...