Paloka: Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama…

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka përmes një stausi në facebook, i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës.

“Po mbase Rama duhet dëgjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe. Këtë duhet ta degjojnë dhe 80% e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të përmendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na çojë, apo kjo nuk ju intereson…?”, shkruan Paloka.

Postimi i plotë:

Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotë Rama…

Do e kisha edhe si thirrje këtë për ata që flasin gjithë kohës për “dhunë të opozitës”.

Shumica absolute e shqiptarëve, të paktën 80% sipas sondazheve, të djathtë e të majtë, sot , për 1001 arsye ( që nuk po i përsëris), duan që Rama të largohet. Në një vend normal kjo do duhej të realizohej pas zgjedhjeve demokratike, por në Shqipërinë e Ramës kjo është provuar që nuk mund të ndodh pikërisht sepse Rama nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Në këto kushte shumica, e jo vetëm opozita, është ngritur në protesta për të larguar Ramën e minimalisht të krijojë kushtet që shqiptarët të zgjedhin lirisht një qeveri që të jetë afër interesave të qytetarëve.

Dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara brenda pak orëve ; qoftë për pjesëmarrjen, qoftë për vendosmërinë dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe situatat që u krijuan, do të bënin të reflektonte çdo njeri normal.

Po çfarë thotë Rama pas kësaj?!

“Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla…E humbët autobuzin e qershorit…”

Në fakt asnjë “autobuz” nuk është humbur se qershori dhe 30 qershori në veçanti me sa di unë, nuk kanë ardhur e jo më të kenë ikur.

Po mbase Rama duhet dëgjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe. Këtë duhet ta degjojnë dhe 80 % e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të përmendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na çojë, apo kjo nuk ju intereson…?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...