Shëndeti, dashuria e financat. Horoskopi i muajit maj

Dashi

Gjatë muajit maj duhet të keni kujdes ju të shenjës së dashit, pasi përgjegjësitë familjare do ju tërheqin vëmendjen nga dëshirat personale apo planet.

Mos u përpiqni t’i evitoni detyrat tuaja. Prioriteti këtë muaj mbetet vetëm familja të paktën deri në qershor. Ëndrrat dhe dëshirat që keni ruajini për më vonë pasi do të vijë koha e duhur edhe për to. Ndonëse me pak vështirësi ju do ja dilni mbanë siç keni bërë çdo herë.

Demi

Muaji maj do të thotë ditëlindje për ju të shenjës së demit. Ky muaj pritet të jetë i mbushur me evente speciale për të lindurit në këtë shenjë. Pozicioni i planetëve do të plotësojë disa nga dëshirat që ju keni. Njerëz të rinj në jetën tuaj do të sjellin eksperienca të reja çka do të thotë që marrëdhëniet do të marrin një tjetër kuptim. Kjo mund të përfshijë çdo lloj marrëdhënie që mund të jetë familjare, miqësore, dashurore etj. Këtë muaj gjithashtu pritet që të udhëtoni shumë.

Binjakët

Këtë muaj ju të shenjës së binjakëve do të jeni të fokusuar tërësisht tek paratë. Shumicën e rasteve të ardhurat janë një stimulues për ju në mënyrë që të vijoni të jeni sa më produktiv. Yjet ju sugjerojnë që këtë herë të eksperimentoni në diçka tjetër që ka lidhje me paratë. Përpiquni të qëndroni një çast dhe të hapni mendjen në mënyrë që të gjeni horizonte të reja, të cilat do të jenë fitimprurëse për ju.

Gaforrja

Zhvillimet e fundit në jetën tuaj duket se ju kanë bllokuar ju të shenjës së gaforres. Kjo do të ishte një kohë e mirë për të menduar gjatë për gjërat që kanë ndodhur. Çfarë mësimesh keni marrë gjatë kësaj kohe? Cilat janë përgjegjësitë e reja që keni fituar? Ndoshta vështirësitë dhe pikëpyetjet do të vijojnë edhe këtë muaj për ju, por më pas do të keni fituar shumë eksperiencë për të menaxhuar çdo situatë që ju paraqitet.

Luani

Muaji maj do të sjellë për ju të shenjës së luanit miqësi të vjetra. Lidhja me këto miq të vjetër, mund të sjellë edhe njerëz të rinj në jetën tuaj. Mos zgjidhni ju, lërini ata t’iu zgjedhin. Në jetën profesionale do të nisni diçka ku do të keni rolin e liderit. Sa i përket jetës personale kujtoni se që t;iu duan të tjerët duhet që edhe ju t’i duani.

Virgjëresha

Këtë muaj keni shumë gjëra që kalojnë në kokën tuaj virgjëreshë. Përpiquni të gjeni objektivat tuaj duke bërë biseda filozofike me miq që mund t’iu kuptojnë. Megjithatë sërish mendja juaj do të jetë shumë e trazuar këtë muaj, të paktën deri në qershor. Në fund do të mund të arrini paqen që po kërkoni

Peshorja

Muaji maj është plot paqartësi për ju të shenjës së peshores. Do të gjendeni përballë shumë dilemave që vetëm ju mund t’i zgjidhni, pasi me këto dyshime do të përballeni vetëm. Në qershor do të kuptoni në fakt se fuqia e mendjes tuaj është e vetmja që zgjidh problemet apo që edhe mund të krijojë të tilla. Përpiquni të qëndroni afër me familjarët, miqtë dhe njerëzit e dashur që të ndiheni më mirë.

Akrepi

Nëse askush nuk do ju shihte dhe nuk do të ndjenit paragjykim e do lëshonit veten dhe të luanit? Përse mos të dedikoni këtë muaj pikërisht lojës. Energjitë janë në momentin e duhur për ketë eksperiencë dhe ju do të gjeni persona për të luajtur. Ata mund të vinë në jetën tuaj si miq apo edhe si një dashuri e re. Hidhuni në këtë eksperiencë të re dhe nuk do të pendoheni. Në qershor çdo gjë që keni dëshiruar do të realizohet, kështu që bëni gati listën e dëshirave.

Shigjetari

Ndoshta nuk mund të duket në këtë çast por veprimet tuaja do ju sjellin edhe më shumë sukses në karrierë. Vazhdoni të ruani lidhjet që keni pasi shumë shpejt do të shpërbleheni. Një takim pune frytdhënës do të ndodhë në datën 10 maj. Sa më shumë kontakte të keni aq më shumë sukses do të arrini. Prindërit tuaj do ju sjellin dhurata, përpiquni ti falenderoni në mënyrë speciale.

Bricjapi

Këtë muaj do të keni nevojë për një qetësi mendore, në mënyrë që të fitoni sa më shumë fuqi. Gjithashtu do të merrni mbi shpatulla më shumë përgjegjësi. Miqtë tuaj të afërt do të mund të zgjojnë fëmijën që është brenda jush. Përpara se muaji maj të mbarojë dhurojini vetes një udhëtim qetësues në mënyrë që të ndryshoni ambient për pak kohë.

Ujori

Vijoni të notoni në ujëra të paqarta ju të shenjës së ujorit. Keni shumë gjëra që ju shqetësojnë dhe kjo nuk ndodh shesh me ju ujor. Nëse do e linit veten të lirë të ndjeni emocione nga më të ndryshmet në mënyrë që të nisni një mënyrë të re të të jetuari. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrini lirinë. A nuk kjo ajo që doni?

Peshqit

Do të jeni një muaj i ri plot aktivitete për ju të shenjës së peshqëve. Keni patur një periudhë të qetë kështu që do të ishte mirë të mos shqetësoheshit apo ankoheshit për ndonjë gjë. Ka qenë një periudhë shume e mirë për ju kështu që nuk ja vlen që të ankoheni për asnjë sferë të jetës tuaj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...