“Taramelës i vendosët një damkë për gjithë jetën”, reagon moderatorja Bruko

Moderatorja News 24, e cila udhëheq edhe emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në këtë televizion ka reaguar në një postim të gjatë sa i takon Xheisonit, djalit që spikati në këtë edicion të “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo thotë se fëmijët aty janë të diferencuar dhe kjo lë shenjë tek ta si dhe përmendi se Xheisoni kur të rritet mund të bullohet.

Postimi i plotë:

Emisionin “Piter Pan” s’e kisha pare deri ne momentin kur i ftuar ishte miku im Sidrit Bejleri. E ndoqa deri ne fund ate nate dhe me thene te drejten, qesha edhe une me pyetjet e femijeve dhe pergjigjet e Sidit.

Nderkohe vura re se disa prej femijeve benin me shume se nje pyetje dhe te tjere nje ose asnje. Programin po e shikoja me vajzen time 6 vjecare e cila befas me pyet: mami po keta femijet e tjere pse nuk jane si keta dy djemte qe flasin shume? Nuk i lene prinderit te flasin?

Ky perceptim i nje femije 6 vjecar me shtyu t’i shoh me tjeter sy minutat e mbetura te emisionit. Vajza ime kishte te drejte; disa femije aty flisnin me shume se disa te tjere. Nuk e di nese kjo eshte nje zgjedhje regjisoriale, por nese eshte keshtu mendoj se eshte e gabuar. Diferencimi nuk iu ben mire femijeve.

Ne psikiken e tyre krijohet mendimi se ata nuk do te jene kurre “te perzgjedhur” nga dikush dhe kjo i shoqeron pa e kuptuar gjithe jeten. Mes ketyre femijeve te ketij programi televiziv ndodhet edhe i etiketuari “taramelja”!

Ketij femije te zgjuar e te mire i eshte vendosur nje damke qe do ta shoqeroje gjithe jeten! Tani ai ndoshta e pelqen, edhe familja e tij gjithashtu se i biri u be i famshem. Po kur te rritet çdo te ndodhe? Ai mund te bullohet per kete shkak. Ka menduar njeri per kete? Thuhet se ky femije eshte i varfer dhe se i pikon shtepia.

Po femijet e tjere ne ate program ne ç’kushte jetojne? Iu pikon shtepia edhe atyre? Do te ndiqet situata e tyre social-ekonomike? Apo sa te mbaroje shoë do filloje perzgjedhja e femijeve per edicionin e radhes, me kenaqesine se ne kete sezon u arrit niveli i duhur i shikueshmerise?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...