Trendi i ri/ Duan të duken perfekte në foto për rrjetet sociale, nënat e reja bëjnë grim përpara lindjes

Ka disa raste në jetë ku të dukurit mirë është gjëja e fundit që të vjen në mendje, dhe ju mund të mendoni se lindja do të ishte njëri prej këtyre rasteve.

Por, si duket kjo nuk vlen për disa nëna të reja, të cilat duan të duken sa më mirë për fotot e realizuara pas lindjes.

Studimet kanë zbuluar se 68 për qind e grave britanike vënë në make-up ditën e lindjes, në sajë të presionit që duhet të duken mirë për njoftimin e lindjes në rrjetet e tyre sociale.

Gjithashtu se dy të tretat e nënave të ardhshme, të moshës nga 18 deri 31 vjeçare, investojnë edhe në trajtimet e bukurisë para ditës së madhe.

Gjysma prej tyre kujdesen që të shkojnë të bëjnë manikyr ose pedikyr përpara ditës së lindjes.

Tashmë mund të thuhet se të dukurit bukur në një foto Instagrami pas lindjes është një trend global.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...