Në këtë artikull janë veçuar shenjat e horoskopit, që duhet të tregoni kujdes kur janë me nerva.

Janë pikërisht 5 shenjat: demi, luani, akrepi, shigjetari dhe bricjapi. Sipas ekspertëve, do i keni punët keq, nëse i ngacmoni sidomos kur janë me nerva.

1. Demi

Demat njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’ja dinë. Demat e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thuhet se nuk qetësohen shpejt.

2. Luani

Luanët janë dramatikë dhe dominant. Kur janë të nevrikosur, ata besojnë se kanë të drejtë. Luanët nuk kanë frikë të përdorin fyerjet, kur ata janë të zemëruar me dikë. Ndonjëherë edhe e ekzagjerojnë me zemërimin e tyre. Ata kurrë nuk do të pranojnë gabimin dhe nuk kërkojnë falje. Kujdes, kur të inatosni një luan!

3. Akrepi

Akrepët dashurojnë të jenë të drejtë. Ata mbajnë mëri, dhe nuk e lënë diçka të kalojë pa u vënë re. Ata mund të jenë edhe agresivë kur janë me nerva, prandaj kini kujdes. Mos harroni, se një akrep mund t’ju mbajë inat edhe gjatë gjithë jetës.

4. Shigjetari

Shigjetarët nuk janë të rrezikshëm kur janë me nerva, por ata nuk lënë gjë pa ju thënë. Si një shenjë zjarri, ata shpërthejnë keq kur janë me nerva. Pasi qetësohen shigjetarët kërkojnë falje nëse e kuptojnë se e kanë ekzagjeruar.

5. Bricjapi

Bricjapët janë zakonisht shumë të mbledhur dhe të përgjegjshëm. Ata zakonisht nuk kanë shpërthime emocionale, por ndonjëherë zemërimi i tyre merr pjesën më të mirë të tyre. Bricjapët drejtojnë kritikat e tyre drejt personit të parë që ju del, kur janë me nerva. Ata janë jashtëzakonisht mospërfillës dhe fajësojnë të tjerët.