14 Pjesët e Trupit që e Zbulojnë Inteligjencën Tuaj më Saktë se Çdo Testim

Ne të gjithë kemi dëgjuar stereotipin se njerëzit që vendosin syze janë të zgjuar. Sipas një studimi të Universitetit të Edinburgut, mund të ketë njëfarë të vërtete rreth kësaj.

Sipas shkencës, ka shumë mënyra me të cilat tiparet e trupit të një personi mund të ndikojnë në atë se sa të zgjuar janë.

Disa janë më të habitshme se të tjerat. Ne mund të kemi pasur të drejtë për kur themi se njerëzit që vendosin syze janë të zgjuar, por le të themi se shumë stereotipe të tjera janë komplet ndryshe.

Ne po ju paraqesim disa pjesë të trupit që shkenca sugjeron se mund të jenë një shenjë e sigurt e fuqisë së madhe të trurit tek njerëzit.

Të jesh i/e gjatë

Njerëzit më të gjatë shpesh janë më të mençur se njerëzit më të shkurtër. Sipas një teorie, të qenit i gjatë i ndihmon njerëzit të krijojnë një status, kështu që historikisht njerëzit më të gjatë kanë më shumë mundësi për udhëheqje, duke i lejuar ata të kenë më shumë qasje në informacion.

Më pas ata do t’ia kalonin gjatësinë dhe statusin e tyre fëmijëve të tyre. Njerëzit më të gjatë tentojnë të kenë punë më të mirë, duke i lejuar ata t’i edukojnë më mirë fëmijët, të cilët me gjasë do të trashëgojnë gjatësinë e tyre, duke vazhduar ciklin.

Gjoks me i madh

Sipas një studimi, gratë me gjoks më të madh kanë tendencë të kenë inteligjencë më të lartë. Jo vetëm që këto duket të jenë në përgjithësi më inteligjente, por gratë me gjoks mesatar rezultuan gjithashtu më të zgjuara se gratë me gjoks të vogël.

Kjo duhet të shërbejë si një kujtesë për t’i marrë gjithmonë stereotipet gjithmonë me një dozë skepticizmi (të paktën ne tek Shkolla e Suksesit nuk e besojmë fort këtë!)

Sytë blu

Sytë e kaltër mund të shfaqin një intelekt të lartë. Shumë inteligjentë të famshëm i kanë pasur sytë blu si Stephen Hawking dhe Marie Curie. Duke pasur më pak pigment se sytë ngjyrë kafe, drita depërton më shumë në sytë e kaltër. Megjithatë, kjo gjithashtu mund të shkaktojë që sytë të bëhen më të ndjeshëm ndaj dritës.

Një kokë e madhe

Ndërsa ka debat rreth asaj se sa kontribuon në inteligjencë madhësia e trurit, të kesh një kokë të madhe mund të të bëjë më të mençur, por jo për arsyet që mendoni. Dendësia e ulët e neuroneve brenda trurit mund të ndihmojë trurin tuaj të punojë në mënyrë efikase.

Një ballë i gjerë

Sipas praktikës së leximit të fytyrës kineze, të kesh një ballë të gjerë është një shenjë e inteligjencës dhe aftësisë. Në përgjithësi, gjithashtu besohet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat më herët dhe zakonisht nuk është e nevojshme për t’ua shpjeguar gjërat.

Veshët jo-simetrikë

Një studim zbuloi se njerëzit që janë më pak simetrik, si ata që kanë një llapë veshi ose gisht më të mash se binjakët e tyre, janë liderët më të mirë dhe janë në gjendje të shmangin interesin vetjak.

Është e mundur që reagimet e njerëzve ndaj këtyre pjesëve të pazakonta të trupit bëjnë që ata të kriojnë stabilitet.

Buzë të holla, të qeshura

Burrat nuk mund të shfaqen me buzë të lyera ose make-up, por ata ende mund të bëjnë gjeste. Shkencëtarët besojnë se buzët e holla të qeshura mund të ndihmojnë një mashkull të duket më inteligjent.

Buzët e trishtuara u morën si një shenjë që këto meshkuj ishin më pak inteligjentë. Ndërsa është e paqartë se sa korrelative ishte kjo, me kalimin e kohës, njerëzit e kanë pranuar në mënyrë të pandërgjegjshme këtë veçori.

Një mjekër e mprehtë

Njerëzit kanë raritur gjithashtu të njohin mënyrën se si mjekra e një mashkulli duket për të përcaktuar se sa i zgjuar është ai. Një mjekër më e vogël dhe e mprehtë sugjeron se një njeri është inteligjent. Një mjekër e madhe sugjeron që një njeri ishte më pak i zgjuar.

Qimet e trupit

Meshkujt me qime më të trasha të trupit rezultuan të kishin IQ më të lartë. Është zbuluar se këto meshkuj janë nxënës më të mirë.

Një hundë Romake

Një pseudoshkencë shekullit të 19-të e quajtur “nasologji” pretendonte se kishte një lidhje midis formës së hundës së një personi dhe karakterit të tyre moral. Një hundë romake ose tregon se një person ishte i mirë në marrjen e vendimeve.

Një hundë e drejtë sugjeroi që një person kishte një dashuri për artet e bukura. Hunda me zgavra më të gjera sugjeron një mendje njohëse dhe serioze.

Gishta tregues të vegjël

Një studim pretendonte se djemtë me gishta tregues më të vegjël ishin më të mirë në matematikë dhe vajzat që kishin gishtmë të vogël tregues dhe të unazës gjithashtu dukeshin më inteligjente.

Mëngjarashët

© Depositphotos.com © Depositphotos.com
Në përgjithësi, mëngjarashët kanë një fiblr mendore më të madhe që i ndihmon ata të përpunojnë informacionin shpejt. Ata gjithashtu kanë tendencë të kenë një hemisferë më të zhvilluar të trurit.

Bel më i vogël, kofshë më të mëdha

Gratë me bel të vogël se kofshët është gjetur se janë më të zgjuara se gratë e dobëta; kjo besohet të jetë për shkak se ata kishin nivele më të larta të acideve yndyrore omega 3 të cilat japin më shumë energji dhe madje ndihmojnë gratë shtatzëna për të ndihmnuar në zhvillimin e neuroneve të foshnjave tyre.

Pesha mesatare

Pesha, megjithatë, mund të bëjë një ndryshim në një mënyrë tjetër. Një studim pohonte se meshkujt dhe femrat mbipeshë shpesh kishin më pak lëndë gri dhe të bardhë të trurit në zonat e nevojshme.

A njihni ndonjë veçori që mund të shfaqë inteligjencën? Përveç kësaj, a ka karakteristika që ju lidhni me inteligjencën? Na tregoni!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...