Vjedhja në Rinas/ Paloka: A janë strukturat e këtij shteti organizatore direkt të kësaj grabitjeje?

Lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit, ka reaguar pak minuta më parë ish deputeti i opozitës Edi Paloka.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Paloka është shprehur se grabitja e 10 milion eurove në Rinas ka cënuar çështjen e sigurisë kombëtare.

Statusi i plotë:

Kush i vodhi 10 milion euro ?
A janë strukturat e qeverisë përgjegjëse vetëm për paaftësi apo kemi të bëjmë me bashkëpunim e madje dhe organizim direkt të grabitjes nga këto struktura? A është viktima, siç u nxitua të thuhej, koka dhe truri i grabitjes apo një i përdorur për shkak të reputacionit të tij? A janë rastësi të gjitha ngjashmëritë e kësaj grabitjeje me të tjerat të para në kontekstin kohor dhe politik?

Të gjitha këto pyetje dhe të tjera u hodhen dje në media dhe rrjetet sociale jo pa arsye.
Sigurisht që cënimi i Sigurisë Kombetare ishte çështja e parë dhe kryesore që duhej të ngrihej dhe u ngrit.

Po reagimi i Ramës ishte i tillë që të krijonte përshtypjen se ishte pregatitur: akuzë për përgjegjësi ndaj koncesionarit; shkarkim drejtorit të aviacionit civil; futjen e ushtrisë në aeroport për të garantuar sigurinë. E më kaq çështja mbyllet…

Kush ishte i shqetësuar për Sigurinë Kombëtare tani mund të jetë i qetë ; fajtorët u gjetën, u dënuan dhe problemi i sigurisë në aeroport për këtej e mbrapa, u zgjidh.

Të njëjtën gjë deklaroi sot në konferencë për mediat dhe ministrja e Ramës , ish-drejtoreshë e shërbimit civil në grabitjet e mëparshme. “Çështja u zgjidh një herë e përgjithmonë”- deklaroi ajo. Shumë e thjeshtë apo jo ?

Shtojmë këtu dhe deklaratat e funksionareve të lartë të shtetit e të policisë se “ u vra koka e grabitësve” dhe “banda u shpartallua” e nuk mbetet gjë tjetër veçse të festojmë…
Po 10 milion euro që janë ende në duart e “bandës së shpartalluar ?

Kush do ju japi shpjegim pyetjeve dhe rastësive të çuditshme në këtë ngjarje të përsëritur?
Edhe me profani e di se grabitje të tilla kanë nevojë për bashkëpuntorë të shumtë dhe koordinim të tyre; bashkëpuntore në banka, në grupet e sigurisë, në aeroport, në polici…Kush i koordinoi e organizoi të gjithë këta, apo viktima , siç u tha publikisht ?!

Si e përcaktoi zëvendësi i Ramës aq shpejt se viktima qenka truri dhe kreu i bandës kur jo vetëm nuk ishte bërë asnjë hetim por sipas deklaratës së policisë as vetë viktima nuk po arrihej të identifikohej se paskësh bërë operacione plastike?!Po antarët e tjerë të bandës kush janë? Se përderisa viktima evidentohet si kreu , duhet të dihet se kush janë të tjerët . Ata të tjerët që nuk janë “truri“ por që qenkan aq të zotët sa janë zhdukur me 10 milion euro pasi kanë hedhur në rrugë të vrarë “kreun” e tyre !!!

Si ka mundësi që policia paska qenë aq afër sa ka shkëmbyer zjarr me grabitësit e më pas këta janë zhdukur me gjithë para ?! E duhet të kemi parasysh që bëhet fjalë për thasë me para.
Si ka mundësi që nën zjarrin e policisë, grabitësit patën kohë të djegin dhe makinat ( jo vetëm një) ,

të marrin në krah thasët me euro e të zhduken pa lënë gjurmë në një zonë aq të kufizuar e që nuk të afron pothuajse fare kushte për tu fshehur ?!

Nëse përplasesh me policinë, policia të është vënë në ndjekje e për me tepër ka vrarë një pjestar të grupit , nuk të bie ndërmend të marresh në krah edhe thaset e parave , madje të djegesh dhe makinat përpara se të zhdukesh…

Me logjikë të thjeshtë i bie që grabitesit nuk janë ndjekur nga policia.
Po shkëmbimi i zjarrit, viktima?

A mund të kenë qenë pjesë e një skenari të parapregatitur, një skenë e sajuar ?
A është viktima “kreu” dhe “truri” i bandës siç u tha publikisht pa u bërë asnjë hetim, apo është një i përdorur në skenarin e pregatitur nga të tjerë, për shkak të precedenteve të tij?
A u vra ai rastësisht si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë , apo u eliminua për të mos dal e vërteta?

Troç; a janë strukturat e këtij shteti organizatore direkt të kësaj grabitjeje?
Bashkëpunimi me krimin i kësaj qeverie dhe “zotësia” për të sajuar skenare të përbashkët është vërtetuar më se një herë, madje duke kaluar dhe baballarët e tyre të Sigurimit të Shtetit.

Rasti i Fredi Alizotit, trafikantit që u pregatit dhe u pagua si dëshmitar i rremë në një skenar të organizuar nga kreret e policisë së shtetit , siç është faktuar sot qartazi , është vetëm rasti më i fundit i vërtetuar i këtij bashkëpunimi.

Po të shtojmëkëtu dhe precedentet e mëparshëm, të këtyre grabitjeve, që ngjasojnë në çdo detaj por çfarë është më e rëndësishmja, ndodhin sidomos përpara zgjedhjeve që pastaj blihen nga kjo qeveri, nuk mund të flitet për rastësi. Shumë “rastësi” të përsëritura përbëjnë fenomen.

Nuk ka asnjë çudi në këtë mes. Kjo qeveri e ky kryeministër e grabisin çdo ditë këtë vend e qytetarët e këtij vendi me forma e mënyra të ndryshme. Grabitja në aeroport është vetëm njëra prej këtyre formave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...