Oficeri i policisë habitet si mund të filmohen skena të tilla dhe kërkon ndalimin e kamerës. Një veprim të këtij lloji, në formë tjetër e shohim edhe në ditët tona, nga i njëjti kallëp, teksa publikojmë fakte e kri.me të atij regjimi kri.minal

Nga Kastriot Dervishi

Regjimi krim.inal komunist kishte ardhur në fundin e tij në vitin 1990. E kishte varfëruar e vra.rë këtë popull në formën që asnjë pu.shtues nuk kishte arritur ta degradonte në këtë formë. Kushedi sa shekuj prapa shkoi Shqipëria me këtë regjim triskash, rreckash. Regjimi u mundua ta përballojë gjendjen me anë të pro.pagandës, e cila kishte qenë mjeti kryesor i mashtrimit për 46 vjet në atë regjim që është pak ta quash te.rrorist.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve e quante 2 korrikun të shkaktuar nga “reaksioni i jashtëm kundër socializmit”. U bënë disa ndryshime në Këshillin e Ministrave. Industria e falimentuar komuniste që përfaqësohej nga ndryshqe sovjetike e kineze, vendosi sistemi i pagës 80% për punëtorët kur ato nuk punonin. Siç edhe dihej kjo industri ishte ngritur pa logjikë ekonomike, më shumë harxhonte sesa fitonte.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Popullore, nxorën një urdhër të përbashkët “për përballimin e situatave të jashtëzakonshme të krijohen nga elementët ar.miq dhe ke.qbërës”. Forcat e këtyre ministrive kaluan në një situatë të jashtëzakonshme.

Më 13 korrik 1990 janë 4.691 persona, të ndarë si më poshtë:
-550 vetë në ambasadën franceze. Drejtimi i largimit, Vorë – Shijak te Porti i Durrësit.
-3300 vetë në ambasadën gjermane. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës te Porti i Durrësit. Sipas informacionit këta janë larguar në anijet “Greccia”, “Appia”, “Chepallonian Sky”.
-812 vetë në ambasadën italiane Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.
-29 vetë në ambasadën greke. Drejtimi i largimit, rruga e Kavajës, te Porti i Durrësit.

(Kësaj shume i shtohen edhe personat e futur në disa ambasada të tjera).

Përveç kësaj statistike, ekziston edhe një e dhënë tjetër te regjistri i të ikurve të 2 korrikut përfshin gjithsej 4.764 persona. Por nga këto janë hequr 9 vetë (mundet të kenë dalë para ikjes) duke mbetur 4.755 vetë. Nga lista janë kthyer në Shqipëri 17 persona kryesisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit.