Një nënë që nuk mund të ushqente të birin me gji, gjeri mbështetje nga nënat e tjera në Facebook.
Djali i vogël i 31-vjeçares, Joanne Campbell, kishte lindur me një defekt në gojë dhe për këtë arsye e kishte të pamundur që të pinte nga gjiri i nënës së tij.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, vogëlushi Hayden nuk mund të ushqehej as me qumështin që merret në farmaci pasi i shkaktonte shqetësime shëndetësore.
Kështu, nëna e tij iu drejtua disa grupeve sporti në Facebook ku kërkonte ndihmën e nënave të tjera.
Vetëm pak pas postimeve të saj, nëna nga grupe të ndryshme u ofruan që të dhuronin qumësht gjiri për ushqyerjen e vogëlushit.
Hayden tani pi deri në një litër qumësht gjiri të dhuruar nga nënat e Facebook-ut. Nëna e tij i ruan racionet të ngrira në frigorifer dhe është shumë mirënjohëse për solidaritetin e treguar