Ju besoni se diktatura ka vde.kur me Enver Hoxhën?

Nga Entela Kasi, shkrimtare/

Sot përsëri më kthehet ngultas në kujtesë Sebastiano Grasso kur më pyeti : – Ju besoni se diktatura ka vde.kur me Enver Hoxhën? ( ndërsa ecnim përmes bllokut të famshëm, për darkën me miq të PEN International, 2012)…

Ndërsa Francine Prose, shkrimtare amerikane dhe gazetare e the New York Times në vitin 2009, në udhëtimin tonë drejt Petrelës e tronditur tha : ” E dashur, këtu xhelatët janë ulur në tryezë duke ngrënë çka munden prej vikt.imave të tyre. Kjo më trishton e më d.hemb. Të duket sikur jetohet mes fantazmash…”

E, për të përmbyllur kujtimin e kësaj date, e cila duhej të kishte sjellë ndryshimin e madh e të shumëpritur për një popull që jetoi tra.gjedinë e iz.olimit , dikt.aturën, ende edhe sot janë shqiptarët që përjetojnë tra.umën e kaosit social, ekonomik, kulturor dhe politik të post diktaturës.

Sot në Shqipërinë e njerëzve të ikur, të lodhur, e të pa qetë, të varfëruar në zgripin e mbijetesës, duket sikur kemi mbetur nën rrënojat e lirisë së munguar…

Kujtesa është një dëshmi e pa kompromis e historisë. E vërteta është tronditëse për çdo shoqëri. E vërteta ka shijen e hidhur të aktualitetit.

20 Shkurt 2019,
( p.s. – dikush që shqetesimet i ka për gjuhën të korrigjojë gabimet e drejtshkrimit…të tjerët të shqetësohen për vlerën e lirisë, parimet e demokracisë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, e po ashtu për dinjitetin e shtetit shqiptar i cili përbëhet nga institucionet…)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...