ESTRADA E SHKODRËS “HUMOR ME SHKOLLË TË MESME”

Në një kohë kur kazinotë, bas.tet sportive dhe bixhozi në tërësi janë kryefjalë në Shqipëri, estrada e Shkodrës ka ardhur me një pjesë humoristike në premierën e saj në teatrin “Migjeni” të titulluar “Humor me Shkollë të Mesme”, shfaqje që vjen në prag të 60-vjetorit të teatrit të Shkodrës.

E ndërthur edhe me pjesë muzikore skeçi i parë kishte në qendër pikërisht një person i cili gjatë jetës së tij kishte marrë borxhe të paundme për shkak të varësisë nga bas.tet sportive. Në role kryesore janë aktorët Besnik Çinari dhe Zyliha Miloti.

Pasi nuk gjen zgjidhje për të shlyer borxhet, vendos që t’i japë fund jetës duke u vetëva.rur me litar, akt për të cilin më përpara njofton të gjithë se do ta kryente dhe një pjesë shkojnë për ta parë live vetëvra.sjen. Loja brilande e aktorëve të teatrit të estradës në Shkodër dha një mesazh të fortë sa i përket varësisë nga bix.hozi…

Gjatë premirës, një tjetër skeç iu kushtua rënies së Vllaznisë në Kategorinë e Parë në një kohë kur këtë vit ky klub i madh shqiptar që solli për herë të parë futbollin në vend do të festojë 100-vjetorin e themelimit. Pasi jepet njoftimi se Vllaznia “vd.iq” duke nënkuptuar rënien nga Superliga në skenën e teatrit ngjiten emblemat e futbollit shqiptar si Frederik Çapaliku, Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Selami Dani për të vijuar me breza të tjerë e deri tek shumë emra të njohur Si Ramazan Rragami të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës.

Ngjitja në skenë e emrave si Sabah Bizi, krijoi një emocion të fortë në sallën e teatrit duke bërë që spektatorët të ngriten në këmbë duke shoqëruar me duartrokitje në nderim të figurave të pafundme që i dhanë aq shumë kombëtares dhe Vllaznisë, skuadër kjo që 100 vjetorin do e festojë në Kategorinë e Parë.

Me libret të Arjan Çuliqit dhe regjinë e Besnik Çinarit në premierë erdhën edhe disa prej këngëtarëve të mirë të Shkodrës shoqëruar nga orkestra e teatrit drejtuar nga Ili Zoga.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...